Vlora Çitaku për Sveqlën: Duhet të skuqet pas arresimit të aktivistëve të PSD-së

16 korrik 2021 | 20:56

Ish-ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku ka reaguar pas arrestimit të aktivistëve të Partisë Socialdemokrate.

Çitaku përmes një shkrimi në llogarinë e saj në Facebook, ka thënë se është e indinjuar dhe e zhgënjyer nga pamjet e arrestimit të tyre.

“Ministri i Brendëshëm, një protestues profesionist, duhet të skuqet nga këto pamje”, ka thënë ajo.

Postimi i plotë:

E indinjuar, e zhgënjyer, e tmerruar nga kjo pamje sot.

Përtej kauzës së protestuesve, me të cilën pajtohem plotësisht, ky lloj demonstrimi i dhunës ndaj tyre është tërësisht i papranueshëm.

E di që shumica dërrmuese e pjestarëve të Policisë së Kosovës janë gra dhe burra të ndershëm të cilët i shërbejnë shtetit me nder.

Por, imazhet që pamë sot nuk do të doja t’i shihja askund në botë, e aq më pak në Kosovë.

Ministri i Brendëshëm, një protestues profesionist, duhet të skuqet nga këto pamje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, është vaksinuar…