
Vlora Çitaku përfundon mandatin, kthehet në Kosovë
03 mars 2021
| 17:40
Vlora Çitaku e ka përfunduar zyrtarisht detyrën e Ambasadores së Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA).
Këtë gjë e ka konfirmuar Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.
“Ambasadorja e Republikës së Kosovës në Washington DC, Vlora Çitaku, ka përfunduar me sukses mandatin e sajMinistria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës dëshiron t’i shpreh falenderimet më të sinqerta për përfaqësimin e jashtëzakonshëm të Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Suksese dhe mbarësi në angazhimet e rradhës Ambasadore Çitaku”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.