Vlora Çitaku reagon pasi Peter Handkesit i ndahet çmimi Nobel

10 tetor 2019 | 16:19

Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA), Vlora Çitaku, ka reaguar pasi austriakut, Peter Handke, iu nda çmimi Nobel për Letërsi.

“Nuk ka asgjë fisnike lidhur me këtë. Ky është një vendim i turpshëm”, ka shkruar Çitaku në llogarinë e saj në “Facebook”.

“Skandaloze”!

Komisioni Nobel vendos të shpërblejë Peter Handke me çmimin e këtij viti në Letërsi, një njeri që e ka lavdëruar Millosheviçin apo  “Kasapi i Ballkanit” dhe mbështeti regjimin e tij të genocidit.

Nuk ka asgjë fisnike në këtë vendim!

Ky është një vendim i qesharak dhe i turpshëm”, ka shkruar Çitaku në facebook në gjuhën angleze.

Në një tjetër status ajo shkruan:

Ndonjëherë do të doja të isha një murg ortodoks serb që lufton për Kosovën” – Peter Handke, laureat i markës së re #Nobel

Në një botë plot me shkrimtarë të shkëlqyer, komisioni Nobel zgjedh të shpërblejë një propagandues të urrejtjes dhe dhunës etnike.

Diçka ka shkuar jashtëzakonisht gabim!” – thotë ajo.

Fill pas akordimit të çmimeve gazeta Mapo publikoi profilin e Handke si simpatizant i Millosheviçit duke ngritur pikpyetje mbi vendimin e marrë sot nga Akademia Suedeze.

https://www.facebook.com/photo.php?fbid=10156308962137414&set=a.10151413341527414&type=3&eid=ARBWwXki3BsmZUu8sseg_7dHvwSdmT3YasrUUaXxD5llhN0Z5dgbrjHzOrdncVxCUvyboKJVs-W8U0A_

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Neymar ka folur sërish për dëshirën e tij për t’u…