Vlora Çitaku reagon për zhvillimet në Ukrainë
22 shkurt 2022
| 00:11
Nënkryetarja e PDK-së dhe ish-ambasadorja e Kosovës në ShBA, Vlora Çitaku ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në Ukrainë.
Atje presidenti rus Vladimir Putin ka urdhëruar trupat që të futen në territorin ukrainas, pasi që ka njohur dy rajone në lindje të Ukrainës si “republika të pavarura”.
Çitaku ka shkruar në llogarinë e saj në “Twitter” se e ka parë luftën dhe se nuk do ia dëshironte askujt.
“E kam parë lufëtn. Kam jetuar në luftë. Nuk ia dëshiroj askujt. Të ndryshon përgjithmonë. Zemra ime shkon me Ukrainën sonte”, ka shkruar Çitaku.
I have seen war. I have lived through war. I do not wish it to anyone. It changes you forever. My heart goes to #Ukraine tonight.
— Vlora Çitaku 🇽🇰 (@vloracitaku) February 21, 2022