Vlora Çitaku, sekretare e përgjithshme e PDK-së
28 mars 2024
| 15:09
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka mbledhur të enjten Këshillin Drejtues ku është votuar kryesia e re e partisë.
Vlora Çitaku do të jetë sekretare e përgjithshme, derisa më parë ka mbajtur pozitën si nënkryetare e partisë.
Këto ndryshime, vijnë pas kandidimit të Bedri Hamzës për kryeministër të Kosovës.
Kujtojmë se PDK-ja ka propozua 9 qershorin si datë për mbajtjen e zgjedhjeve.