Vlora Çitaku uron Vjosa Osmanin: Një ditë për gratë në Kosovë
03 shkurt 2020
| 22:20
edhe ambasadorja e Kosovës në Uashington, Vlora Çitaku, ka uruar Vjosa Osmanin për pozitën e saj tashmë të re.
Ditën e krijimit të institucioneve të reja, ajo e quajti “një ditë për gratë e Kosovës”, Vlora Çitaku.
“Kuvendi i Kosovës sapo zgjodhi kryetaren e tij, Vjosa Osmanin. Vjosa është gruaja e parë që kryen detyrën e Kryetares së organit më të lartë legjislativ në Kosovë. Ky hap i madh vjen pas emërimit të 5 grave të mrekullueshme si ministre. Një ditë për gratë në Kosovë”, është shprehur ajo. /Epoka e re/