Vlora Dumoshi dërgon në Kushtetuese vendimin e Kuvendit për shkarkimin e Kimete Gashit

20 korrik 2023 | 18:35

Deputetja e LDK-së, Vlora Dumoshi, ka bërë të ditur se ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese lëndën me më të cilën Kuvendi i Kosovës, sipas Dumoshit kundërligjshëm e ka shkarkuar Kimete Gashi nga Organi Shqyrtues i Prokurimit Publik.

Dumoshi ka theksuar se në emër të 13 deputetëve të subjekte të ndryshme parlamentare është duke e dorëzuar këtë vendim.

Postimi i plotë:

Sot në emër të 13 deputetëve të subjekteve të ndryshme parlamentare, dorëzova në Gjykatën Kushtetuese lëndën me të cilën kontestojmë  si në formë ashtu edhe në përmbajtje, Vendimin e Kuvendit të Kosovës Nr.08-V-583 të datës 13.07.2023, ku kundërligjshëm dhe kundër Kushtetutës shkarkohet zj.Kimete Gashi nga Organi Shqyrtues i Prokurimit Publik.

Kushtetuta dhe kushtetutshmëria janë domosdoshmëria e Republikës sonë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim…