Vlora Dumoshi takon disa të rinj, diskutojnë për problemet e tyre
Anëtarja e Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), njëherësh asamblistja e Kuvendit Komunal të Prishtinës, Vlora Dumoshi, ka pritur në takim disa të rinj të cilët i kanë adresuar problemet e tyre në këtë parti.
Sipas komunikatës së LDK-së, studentë e maturantë të Prishtinës e rrethinës kanë shtruar dhe diskutuan shumë tema që prekin të ardhmen e tyre, si punësimin, cilësinë e shkollimit, jetën në kohë të lirë; pakënaqësitë me trajtimin e të rinjve dhe nevojave të tyre nga pushteti komunal i Prishtinës dhe institucionet qendrore.
Të rinjtë u njoftuan nga Dumoshi për organizimin dhe programin e LDK-së, për hapësirën që kjo parti ofron për të rinjtë, për të ndërtuar një vend që ofron perspektivë, shoqëri evropiane dhe rini evropiane.
“Të rinjtë e Prishtinës, çdo ditë po adresohen me besim dhe entuziazëm në Lidhjen Demokratike, si parti e vlerave dhe e qeverisjes së mirë. Znj. Dumoshi së bashku me Sami Salihu kryetarin e degës së katërt të Forumit të Rinisë të LDK-së konstatuan se besimi i shtuar i të rinjve në LDK dhe në forumin e saj rinor, dhe bashkëbisedimi me të rinjtë janë vlerë e shtuar e LDK-së. LDK është e përkushtuar për të rinjtë dhe është e përgjegjshme të punojë së bashku me ta për të ardhmen e tyre”, është thënë në komunikatën e LDK-së.
/Epoka e re/