Vlora Humolli-Jashanica emërohet drejtoreshë për Kulturë, Rini dhe Sport

02 maj 2024 | 12:06

Me vendim të kryetarit të Komunës, Shpejtim Bulliqi është emëruar Vlora Humolli-Jashanica drejtoreshë për Kulturë, Rini dhe Sport.

Vlora ka përfunduar studimet universitare të Kulturës Fizike dhe masterin Kulturë Fizike, Sport dhe Rekreacion.

Ka punuar nga viti 2006 si mësimdhënëse në shkollën “Zenel Hajdini” në Lupç të Poshtëm, krahas kësaj ka punuar si mësimdhënëse e Kulturës Fizike për disa vite në shkollën “Zenit”, Qendrën Sociale-Edukative “Don Bosko”, shkollën “Princeton” si dhe trajnere e gjimnastikës.

Vlora vjen nga një familje patriotike që ka kontribuar shumë për lirinë e Kosovës, ajo është motra e Elfete dhe Mentor Humollit, dy dëshmorëve të Kosovës.

Kryetari Bulliqi e ka uruar Vlora Humolli-Jashanicën për detyrën e re, duke i dëshiruar suksese e mbarësi në kryerjen e detyrave dhe përgjegjësive, si dhe i ka siguruar mbështetje e bashkëpunim të plotë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka nisur në Kuvendin e Kosovës diskutimi për raportin e…