![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2023/04/99FFC7DA-7F47-4724-8FCB-FA30C0FAA929.jpeg)
Vlora Hyseni edhe zyrtarisht shefe e SHISH-it
03 prill 2023
| 17:27
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka dekretuar edhe zyrtarisht Vlora Hysenin në krye të Shërbimit Informativ të Shtetit (SHISH)
“Zonja Vlora Ramush Hyseni, emërohet në detyrën e drejtorit të Shërbimit Informativ të Shtetit”, thuhet në vendim.
Emri i Hysenit ishte propozuar nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
Ajo për 4 muaj ka mbajtur edhe detyrën e shefes së AKI-së në Kosovë.