Vlora Hyseni në selinë qendrore të NATO-s takohet me Scott Brayn
Drejtoresha e Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni është takuar të mërkurën asistentin e sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Scott Bray.
Mediat në Shqipëri kanë raportuar se pasi ajo nuk ka marrë pjesë në Komisionin e Posaçëm të TIMS, ka pasur një debat mes anëtarëve të pushtetit dhe opozitës.
Hyseni ka zhvilluar një vizitë në selinë qendrore të NATO-s në Bruksel, ku ka pasur një takim me asistentin e sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Scott Bray.
Aty raportohet se është folur rreth sigurisë rajonale, por edhe tema mbi të ardhmen e nismave të inteligjencës të NATO-s.
Ajo ka pasur takim edhe me drejtoreshën e Inteligjencës Kombëtare, Avril Haines, ku është folur për partneritetin në mes të ShBA-së dhe Shqipërisë, si dhe është diskutuar lidhur me sfidat e përbashkëta të inteligjencës dhe sigurisë.
Gjithashtu, gjatë kësaj vizite, Hyseni ka realizuar takime me zyrtarë të lartë në fushën e inteligjencës dhe sigurisë së ShBA-së.