Vlora Hyseni propozohet nga Rama për drejtoreshë të ShISh-it
17 mars 2023
| 15:45
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është takuar të premten me presidentin Bajram Begaj, të cilit ia ka propozuar Vlora Hysenin për pozitën e drejtoreshës së Shërbimit Informativ të Shtetit.
Me këtë rast, Rama ka thënë se Hyseni gëzon respektin edhe të komunitetit ndërkombëtar të inteligjencës.
“Sot i paraqita Presidentit të Republikës propozimin për emërimin e znj. Vlora Hyseni drejtore e Shërbimit Informativ të Shtetit, me besimin e plotë se përgatitja e spikatur, eksperienca e krijuar në vite dhe respekti që zonja Hyseni gëzon në komunitetin ndërkombëtar të inteligjencës, përbëjnë një garanci të plotë për reformimin e mëtejshëm të shërbimit inteligjent shqiptar”, ka shkruar Rama në “Facebook”.