Vlorë: Dyshohet se vrau një person në Itali, arrestohet 29-vjeçari

13 gusht 2023 | 17:05

Një 29-vjeçar është arrestuar nga policia në Vlorë.

Ai dyshohet se në bashkëpunim dhe me shqiptarë të tjerë e kishte vrarë një person në vitin 2017-të, në Itali.

Siç raportojnë mediat shqiptare bëhet fjalë për Hasim Musaraj (Murataj), përcjell Klankosova.tv

Nga verifikimet e kryera, në mes të Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, rezultoi që Murataj ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Gjykata e Apelit e Torinos ia kishte caktuar atij masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit luftarak”, sipas Kodit Penal të Italisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se po vizitohen…