Vlorë, grabitet me armë një pikë karburanti
05 tetor 2018
| 08:45
Një grabitje ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në autostradën Vlorë-Fier pranë Novoselës.
Dyshohet se një person i maskuar dhe i armatosur ka shkuar në një pikë karburanti, e cila është pronësi të shtetasit F.S., dhe nën kërcënimim e armës së zjarrit ka marrë disa para dhe është larguar në drejtim të Novoselës.
Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar. Shërbimet e policisë janë organizuar dhe ndarë në grupe të posaçme dhe janë shpërndarë në terren për ta kapur e autorin.