Voca transferohet në ekipin e Serie B

28 janar 2022 | 15:23

Ekipi i Serie B, Cosenza Calcio njofton se ka kompletuar transferimin e futbollistit kosovar, Idriz Voca.

Mesfushori, i lindur në Stans (Zvicër) më 15 maj 1997, nënshkroi një marrëveshje me klubin italian deri më 30 qershor 2024.

Sezonin e kaluar ai veshi fanellën e Ankaragücü, me të cilën bëri 26 paraqitje në Superligën e Turqisë.  Më parë ai kishte luajtur në radhët e Lucernit (Zvicër) duke luajtur 100 ndeshje dhe duke shënuar 4 gola dhe 5 asistime.

Ai gjithashtu ka 15 paraqitje me kombëtaren e Kosovës. Cosenza momentalisht gjendet në vendin e 17-të në Serie B me 16 pikë nga 19 ndeshje të zhvilluara.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se në Kosovë janë…