Vodhën 40 kilogramë rërë në Sardenja, arrestohet çifti
21 gusht 2019
| 11:12
Një çift francez, që u kapën me rreth 40 kilogramë rërë në makinën e tyre të marrë në Sardenja, mund të përballen me deri në gjashtë vjet burgim.
Çifti francez akuzohen për vjedhjen e rërës. Ata thanë se donin ta çonin rërën në shtëpi si një “suvenir” dhe nuk e dinin se kishin kryer vepër penale.
Rëra e bardhë e famshme e Sardenjës konsiderohet një e mirë publike dhe është rreptësisht e ndaluar marrja e saj nga ishulli.