Vodhën ndihmat humanitare që ishin nisur për në Gaza, vriten 20 persona
19 nëntor 2024
| 21:05
Hamasi njoftoi sot se të paktën 20 persona u vranë në një operacion kundër bandave që grabitnin ndihmat e destinuara për në Gaza.
“Më shumë se 20 anëtarë të bandave që plaçkitnin kamionë me ndihma u vranë në një operacion nga shërbimet e sigurisë” në bashkëpunim me anëtarët e fraksioneve lokale në territorin bregdetar palestinez, tha Hamasi.
Një kolonë prej 109 kamionësh u grabit më 16 nëntor pasi hyri në Gaza, duke rezultuar në humbjen e 98 kamionëve në ato që punonjësit e ndihmës thanë se ishin incidentet më të këqija në më shumë se 13 muajt e luftës, tha një zyrtar i agjencisë së OKB-së për Refugjatët (UNRËA) për Reuters.