Vodhi 5 800 ulëse biçikletash për ta lehtësuar stresin në punë
02 mars 2020
| 11:32
Policia e Osakës në Japoni ka sekuestruar rreth 5 800 ulëse biçikletash, ndërsa në pranga është vënë një shofer kamioni i cili akuzohet për vjedhje.
Hiroaki Suda, 57 vjeç, u arrestua më 13 shkurt pasi një kamerë sigurie e kapi duke vjedhur dy ulëse biçikletash. Suda ka pranuar akuzat.
“Unë fillova të vidhja ulëset e biçikletave rreth 25 vjet më parë në Tokio dhe Osaka për ta lehtësuar stresin në punë dhe gradualisht, mbledhja e tyre doli të ishte argëtuese”.