Vodhi dy milionë maska mbrojtëse (video)
07 prill 2020
| 09:29
Policia spanjolle ka arrestuar një biznesmen nga Santiago de Kompostela në veri të Spanjës, i dyshuar për vjedhjen e materialit sanitar, përfshirë dy milionë maska mbrojtëse.
Materiali është vjedhur nga një depo, kurse vlera e tij kapë shumën mbi pesë milionë euro.
“Gjithçka është zhdukur”, ka deklaruar për televizionin spanjoll TVE, Alfonso Prensa, nënkryetar i qeverisë rajonale të Galicisë, transmeton “Telegrafi”.
Kompania, nga depoja e Së cilës janë vjedhur materiale sanitare, merret me shitjen e maskave, dorëzave kirurgjikale, rrobave mbrojtëse dhe preparateve të ndryshme për dezinfektim.
Shikojeni videon e depos.