
Vodhi një veturë nga garazhi, arrestohet një 20-vjeçar në Tiranë – bashkëpunëtori i tij në kërkim
27 prill 2025
| 15:21
Policia e Shqipërisë ka arrestuar një 20-vjeçar të Tiranë, pasi i njëjti dyshohet se ka vjedhur një veturë nga garazhi.
Ndërkaq, në kërkim është shpallur edhe një person tjetër, i dyshuar si bashkëpunëtor i tij.
“Si rezultat i veprimeve intensive hetimore të kryera në kuadër të operacionit ‘Micro’, u arrestua në flagrancë shtetasi M. Sh., 20 vjeç, si dhe u shpall në kërkim shtetasi E. H(B)., 20 vjeç, të dy banues në Tiranë”.
“Këta shtetas, dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 25.04.2025, kanë vjedhur një automjet tip ‘Nissan Micra’, në një garazh në rrugën “Kol Koçi”, në Yzberisht”, është thënë në njoftimin e policisë.