Vodhi paratë dhe telefonin nën kërcënimin e thikës në një pikë karburanti në Gjilan, arrestohet hajni

28 maj 2024 | 22:07

Njësiti i Hetimeve të Stacionit Policor Gjilan ka arritur të arrestojë të dyshuarin F.S., i lindur në vitin 1975, nën dyshimin se i njëjti sot rreth orës 05:10 kishte arritur që nën kërcënimin e thikës nga punonjësi i një pikë të karburanteve në qytetin e Gjilanit të grabis një shumë të parave të gatshme dhe një telefon celular.

Më pas ai ishte larguar nga vendi i ngjarjes.

Policia informon se me vendim të Prokurorit të Shtetit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë dhe ndaj tij do të ngritët kallëzim penal për veprën penale ‘’Grabitje’’.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fadil Xhekaj, punëtor i ndërmarrjes publike “KRU Prishtina”, ka ndërruar…