Vogëlushi kosovar dënohet me 2500 franga, shkak ‘selfie’ me Granit Xhakën
30 prill 2024
| 12:23
2 mijë e 500 franga apo (2 mijë e 557 euro e 95 centë).
Kaq i kushtoi një vogëlushi nga Kosova dënimi, për shkak të një fotografie “Selfie” me kapitenin e Zvicrës, Granit Xhaka, gjatë ndeshjes me Kosovën.
Më 18 nëntor 2023, në St Jakob Park, loja përfundoi 1:1.
Floriani, arriti t’i kalojë rojat e sigurisë për t’u fotografuar me idolin e tij.
Dënimi u bë publik të premten e javës së kaluar.
Babai i 10-vjeçarit, Driton Sedaj, e ka pranuar vendimin nga Federata e Futbollit të Zvicrës (SFV).