
Vogëlushi që përdor pitonin si lodër (Video)
10 shtator 2018
| 16:34
Një video që tregon se si një fëmijë i vogël luan me një piton të madh po bën xhiron e botës.
Nga pamjet shihet vogëlushi që rrethohet nga pitoni dhe që rrotullohet sipër tij. Më pas, ai çohet në këmbë dhe e kap pitonin nga koka, duke e mbajtur pranë fytyrës.
Gjatë kësaj kohe, dëgjohet vogëlushi që qesh dhe prindërit e tij që gjithashtu qeshin me këtë lojë.
Videoja është xhiruar në Javën Lindore, Indonezi. (Tch)
https://www.youtube.com/watch?v=77vvexYaclk