
Vogëlushja nxirret gjallë nga prehri i motrës
13 shkurt 2023
| 08:15
Turqia e Siria mëngjesin e 6 shkurtit u goditën nga dy tërmete të njëpasnjëshme, ku për pasojë qindra njerëz humbën jetën, por dhe shumë të tjerë u nxorrën të gjallë nga rrënojat.
Së fundmi një video është ndarë në rrjetet sociale, ku shihet momenti teksa një foshnje nxirret e gjallë nga rrënojat.
Mësohet se ajo është gjendur në prehrin e së motrës e cila sakrifikoi veten për të shpëtuar foshnjën.
Foshnja u gjet nën rrënojat në fshatin Afrin, në veri të Aleppos, ndërsa video është publikuar nga Helmetat e Bardha njësitë e kërkim shpëtimit që po vijojnë punën për nxjerrjen e personave të mbijetuar nën rrënoja.