
Vojvoda do të nënshkruajë kontratë pesëvjeçare me Atalantën
18 gusht 2020
| 11:39
Mbrojtësi i Përfaqësueses së Kosovës në Futboll, Mërgim Vojvoda, pritet ta vazhdojë karrierën në elitën e futbollit italian.
Eksperti i transferimeve të Serisë A, Nicholo Schira, raporton për një marrëveshje të arritur mes Atalantës dhe Vojvodës. Klubi italian tani i duhet ta finalizojë marrëveshjen me belgët e Standard Liege, me bisedimet që duket të kenë avancuar. Raportohet se skuadra e Serisë A ka rënë dakord ta paguajë shumën prej 6 milionë eurove, të kërkuara nga Liege.
Mbrojtësi nga Kosova do të nënshkruajë kontratë pesëvjeçare. Vojvoda është pjesë e Standardit që nga viti 2019, kur ishte transferuar nga Mouscron.