Vojvoda: Duam fitore ndaj Moldavisë
Përfaqësuesja e Kosovës të hënën në mbrëmje në stadiumin “Fadil Vokrri” e ka mbajtur stërvitjen e parë në prag të dy ndeshjeve të edicionit të ri të Ligës së Kombeve kundër Moldavisë dhe kundër Greqisë.
Para ndeshjes me Moldavinë, ka folur mbrojtësi Mërgim Vojvoda. Ky i fundit ka thënë se “dardanët” presin fitore ndaj Moldavisë.
“Emocionet janë të mira si gjithmonë, na ka munguar shumë Kosova”, ka thënë Vojvoda.
“Jemi në një situatë të jashtëzakonshme, por duhet të ecim para dhe të punojmë, së pari fizikisht e më pas taktikisht, besoj këto ditë do të punojmë në këto aspekte. Ndeshja kundër Moldavisë dhe Greqisë? Presim natyrisht fitore. Moldavia normal nuk është si Greqia, por është kombëtare e mirë kështu që duhet të luajmë mirë dhe të marrim tri pikë”, ka deklaruar Vojvoda.
(V.Z / Epoka e re)