Vojvoda: Duam tri pikë ndaj Malit të Zi

05 qershor 2019 | 11:44

Mbrojtësi i Kosovës në futboll, Mërgim Vojvoda ka thënë se “Dardanët” do të luajnë për t’i marrë tri pikët e plota në ndeshjen ndaj Malit të Zi.

“Nuk duhet ta shikojmë ku ndodhen ata e ku ne në renditje e FIFA-s, por duhet të luajmë për t’i marrë tri pikë. Njëjtë vlen edhe kundër Anglisë që është brenda top 10-shës, duhet të luajmë në çdo ndeshje pa frikë. 11 lojtarë janë ata, 11 jemi ne. Faktin që do të luhet ndeshja pa tifozë nuk e di ta vlerësoj keq apo mirë për ne. Normalisht çdo futbollist ka dëshirë të luaj në një stadium me shikues, por ndoshta malazezët do ta ndjejnë më shumë mungesën e shikuesve”, ka thënë Vojvoda.

Mbrojtësi i Standard Liege është njëri nga lojtarët më të mirë në formacionin e Kosovës. Ndeshja Mali i Zi-Kosova është e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Evropian dhe zhvillohet të premten.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Miley Cyrus ka pozuar me vetëm një palë geta të…