Vojvoda: Duhet të shkojmë në Spanjë për fitore

28 mars 2021 | 23:23

Mërgim Vojvoda ka analizuar humbjen e Kosovës nga Suedia.

Mërgim Vojvoda u shpreh i dëshpëruar me humbjen e Kosovës nga Suedia me rezultat 0-3 në Fadil Vokrri.

Por, ai u shpreh optimist se Kosova mund të nxjerrë rezultat pozitiv nga ndeshja e ardhshme ndaj Spanjës.

“Çdo humbje e marr afër zemrës, ne e japim shpirtin në fushë. Ne luajmë me zemër, por sonte nuk ishim në nivel. Nuk është moment të flasim për pozita, aty ku të inkuadron trajneri, aty duhet të luani”, u shpreh ai pas ndeshjes.

“Qendra e mbrojtjes nuk është pozita ime natyrale por jam munduar ta ndihmoj ekipin duke dhënë maksimumin”, theksoi ai.

“Ne do të shkojmë në Spanjë për të treguar një fytyrë më të mirë. Duhet të shkojmë në Spanjë për fitore. E kemi shikuar rezultatin sonte me Gjeorgjinë, dhe mendoj se mund të bëjmë diçka mirë atje, përfundoi ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, ka folur për medie pas…