Vojvoda: Jam mirë në Torino
22 gusht 2023
| 12:11
Futbollisti i Përfaqësues së Kosovës, Mërgim Vojvoda po synohet nga shumë klube evropiane.
Mediet italiane kanë raportuar se interesim kanë shprehur dy klubet ruse Lokomotivë Moska e Spartak Moska, ndërsa interesim ka treguar edhe Udinese.
“Unë jam mirë në Torino dhe ndihem gjithmonë e më mirë. Me trajnerin Juric kam mësuar dhe gjithmonë ka shkuar gjithçka mirë”, ka thënë Vojvoda pas ndeshjes me Cagliarin.
“Cagliari e bëri një lojë të ngjeshur, sidomos prapa, që ishte vështirë të depërtonim. I krijuam disa raste dhe na mungoi veç goli. Ne e dinim se ata do të vendoseshin kështu në fushë, prandaj edhe nuk prisnim se do të fitonim 5:0. Provuam të gjuanim edhe nga distanca, por nuk shkoi mirë”, ka shtuar Vojvoda.