Vojvoda: Jemi të lindur nga lufta dhe do të bëhemi më të fortë se guri

11 shtator 2023 | 21:46

Optimist për ndeshjen ndaj Rumanisë në konferencë për medie është shfaqur edhe Mërgim Vojvoda.

Ky i fundit ka thënë se rezultati i arritur ndaj Zvicrës e ka ngritur moralin tek ekipi. I pyetur nga gazetari rumun rreth provokimeve të tifozëve rumun në Prishtinë dhe mundësisë së përsëritjes së provokimeve të tilla në Bukuresht, Vojvoda është përgjigjur: “Mjafton ta shihni këtë logo në zemrën tonë, është flamuri i Kosovës dhe ne e përfaqësojmë këtë shtet dhe askënd tjetër. Ne jemi Kosova. Jemi të lindur nga lufta dhe do të bëhemi më të fortë se guri”.

Ndeshja Rumani-Kosovë zhvillohet sonte (e martë) në orën 20:45. Rumania është në pozitën e dytë në Grupin I, me 9 pikë, derisa Kosova është në kuotën e 4 pikëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Teksa deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, po fliste në Pressing…