Vojvoda: Kosovë, të dua
15 nëntor 2019
| 14:29
Mbrojtësi i Kosovës, Mërgim Vojvoda është i zhgënjyer pas humbjes që pësuan “dardanët” në përballje me Çekinë në “Doosan Arena” në qytetin Plzen (2-1).
“I zhgënjyer dhe i trishtuar nga rezultati, por Zoti e krijoi lehtësinë pas vështirësisë. #Mars2020. Faleminderit të gjithë ‘dardanëve’ në të gjithë botën për mbështetjen e tyre. Kosovë, të dua”, ka shkruar Vojvoda në “Instagram”.
/Epoka e re/