Vojvoda lë Mouscronin për Standardin
28 maj 2019
| 12:12
Mbrojtësi i Përfaqësueses së Kosovës, Mërgim Vojvoda, ka ndërruar skuadër, por jo edhe ligën, për faktin se do të luajë sërish në Belgjikë.
Vojvoda, i cili mbulon krahun e djathtë të mbrojtjes, ka ndarë rrugët me skuadrën e Mouscronit për ta vazhduar një aventurë të re.
Është skuadra e Standard Lieges ajo që ka nënshkruar me mbrojtësin nga Drenica. Mërgim Vojvoda ka nënshkruar kontratë katërvjeçare me skuadrën e re dhe do ta bartë numrin 27 në fanellë.