Vojvoda në formacionin e javës në Seria A

01 prill 2025 | 11:50

Fundjavën që lamë pas u zhvillua xhiro e 30-të në kampionatin italian Serie A, ku pati disa ndeshje mjaft interesante. Klubet pretendente për titull si Inter dhe Napoli fituan ndeshjet e tyre ndaj Udineses dhe Milanit respektivisht.

Juventusi mori gjithashtu fitoren e parë nën drejtimin e Igor Tudor, duke mposhtur minimalisht Genoan në shtëpi (1-0). Shenja gjatë kësaj maratone të ndeshjeve në elitën e futbollit italian ka lënë edhe mbrojtësi kosovar, Mërgim Vojvoda. Vojvoda u aktivizua nga minuta e parë në barazimin e Comos me rezultat 1-1 ndaj Empolit në shtëpi.

30-vjeçari pati një paraqitje fantastike dhe dhuroi një asistim, duke u vlerësuar me notën 7.5 nga Sofascore në atë takim. Ai përfundoi eventualisht edhe në formacionin më të mirë të javës në Serie A përkrah emrave si Theo Hernandez, Federico Dimarco dhe Kenan Yildiz. Kujtojmë se transferimi i Vojvodës te Como ndodhi gjatë merkatos së janarit, pasi ylli dardan ishte kërkesë personale e trajnerit Cesc Fabregas.

Image

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Posta e Kosovës përmes një reagimi ka dënuar ashpër sulmin…