Vojvoda: Nuk kisha shënuar që dy vjet, trajneri ma kërkoi një gol

15 gusht 2023 | 11:01

Mbrojtësi i Kosovës, Mërgim Vojvoda ka qenë më meritori në fitoren e Torinos në Kupën e Italisë, pasi shënoi një gol dhe dhuroi një asistim ndaj ekipit FeralpiSalo (2-1).

Vojvoda pas ndeshjes ka zbuluar se trajneri Ivan Juriq i bëri me dije se nuk kishte shënuar gol që dy vjet dhe ia kërkojë që ta bëjë një gjë të tillë në këtë ndeshje.

“Jemi përgatitur mirë për këtë lojë që kur luajtëm me FeralpiSalo në fazën përgatitore. Kemi luajtur mirë. Që dy vjet po provoj të shënoj. Trajneri ma kujtoi që kanë kaluar dy vjet që nuk kisha shënuar. Sot ma kërkoi një gol dhe jam i kënaqur që e realizova”, ka thënë Vojvoda për “Torino Channel”.

Torino ndeshjen e parë në Seria A e zhvillon kundër Cagliarit.

“Duhet ta presim një Cagliari të uritur, do të jetë një ndeshje e vështirë. Ata janë të motivuar pasi e fituan Serie B. Por, ne e dimë se çka duhet të bëjmë, do të luajmë në shtëpinë tonë, duhet të bëjmë mirë. Sot e mira është që e kemi kaluar këtë xhiro në Kupë, do të shkojmë përpara hap pas hapi dhe do të mundohemi të shkojmë sa më larg të jetë e mundur”, ka deklaruar Vojvoda.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mario Rui do të jetë pjesë e Napolit edhe për…