Vojvoda për fanellën e Kosovës: Pasion, krenari dhe nder

09 shtator 2021 | 18:18

Mbrojtësi Mërgim Vojvoda nëpërmjet një postimi në profilin e vet në “Facebook” është shprehur krenar që djersitë fanellën e “dardanëve”. “Pasion, krenari, nder”, ka shkruar 27-vjeçari.

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll pësoi humbje të mërkurën në mbrëmje nga Spanja (0-2) në ndeshjen e vlefshme për kualifikimet në Botëror. Një ditë pas humbjes, mbrojtësi Mërgim Vojvoda nëpërmjet një postimi në profilin e vet në “Facebook” është shprehur krenar që djersit fanellën e “dardanëve”.

Mbrojtësi i Torinos luajti gjatë gjithë ndeshjes ndaj spanjollëve dhe ishte një nga lojtarët më të mirë për Kosovën në këtë ndeshje. “Pasion, krenari, nder”, ka shkruar 27-vjeçari.

Kosova nga tri ndeshjet e shtatorit mori tri pikë, duke e mposhtur Gjeorgjinë (0-1), pastaj luajti baras me Greqinë (1-1) në stadiumin “Fadil Vokrri” dhe u mposhtë nga Spanja (0-2). Deri në përfundim të ciklit kualifikues, “dardanët” do të zhvillojnë edhe tri ndeshje, por gjasat janë minimale për ta siguruar kualifikimin, për faktin se aktualisht renditen në vendin e katërt në Grupin B me katër pikë, nëntë më pak se liderja Spanja dhe pesë më pak se vendi i dytë, Suedia.

Lidhur me paraqitjen e zhvilluar ndaj Spanjës, pas ndeshjes është shfaqur i kënaqur përzgjedhësi Bernard Challandes. “Mund të them se kemi pasur një ndeshje të mirë. Kemi luajtur bashkë dhe shumë mirë në mbrojtje. Ekipi tentoi të shënojë dhe luajti me kurajë. Nuk shfrytëzuam situatat 1 me 1, por jemi në një rrugë të mirë dhe kemi një skuadër të mirë. Ne kishim tri mundësi të mira për shënim dhe nuk i shfrytëzuam. Jo shumë skuadra arrijnë të krijojnë shanse kundër Spanjës. Ne kemi luajtur futboll dhe kemi bërë ndeshje të mirë”, ka deklaruar trajneri zviceran. Kosova më 9 tetor i shkon Suedisë, tri ditë më vonë e pret Gjeorgjinë në Prishtinë, ndërsa më 14 nëntor i shkon Greqisë.

 

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas periudhës me koronavirus, Kosovare Asllani të mërkurën mbrëma është…