Vojvoda: Secili prej lojtarëve e ka dëshmuar vetën
19 nëntor 2024
| 11:03
Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Mërgim Vojvoda, është shprehur i lumtur me fitoren ndaj Lituanisë.
“Dardanët” e mposhtën Lituaninë, me rezultat 1:0, në ‘Fadil Vokrri’ në ndeshjen e fundit të këtij cikli garash në Ligën e Kombeve.
“Mundohemi ta ndihmojmë ekipin sa më shumë. E preferoj pozitën kur luaj majtës si në këto dy ndeshje, e ndjej vetën pak më mirë. Kryesorja është fitorja sonte”, tha Vojvoda pas ndeshjes për RTK-në.
“Për mua nuk është aspak e vështirë. Jemi mësuar, edhe në klub luaj me lojtarë të ndryshëm. Secili prej lojtarëve e ka dëshmuar vetën, nuk ka rëndësi a është i ri apo i vjetër. Secili e ka treguar vetën dhe komplimente për ata djemtë”, shtoi mbrojtësi i Torinos.