Vojvoda vazhdon kontratën me Torinon
03 janar 2024
| 11:52
Mërgim Vojvoda e ka vazhduar kontratën me Torinon.
Klubi italian ka njoftuar se futbollisti kosovar do t’i mbrojë ngjyrat e tij deri më 30 qershor të vitit 2025.
I lindur më 1 shkurt të vitit 1995, futbollisti nga Drenica ishte rritur në klubin e të rinjve të Standard Liegi, ndërsa debutoi në ligën elitare belge me fanellën e Royal Excel Mouscron në sezonin 2016/17.
Ai është pjesë e “Granata” që nga gushti i vitit 2020, ndërsa me këtë klub i ka zhvilluar 103 ndeshje dhe i ka realizuar 3 gola.