Vokrri: Miqësorja me Shqipërinë, e mundshme

04 prill 2018 | 10:31

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, ka konfirmuar se ka pasur bisedime me drejtuesit e Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF) për zhvillimin e një ndeshje miqësore.

“Kemi biseduar një herë, por jo për të gjitha detajet. Është e mundshme të luhet një miqësore kundër Shqipërisë, por ende asgjë nuk ka konkrete. Shqipëria ka një ndeshje me Ukrainën dhe ne nuk e dimë se si do të procedojmë, meqenëse presim të luajmë një miqësore, nëse stadiumi i Prishtinës do të përfundojë. Jemi në dilema të mëdha jo për shkak tonin, por për shkak të stadiumit”, ka thënë Vokrri.

 

Redaksia online
(e.r. / epokaere.com)

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Derbi i “Madonnina”-s në mes të Milanit dhe Interit nuk…