Vokrri: Na gëzon rikthimi i KEK-ut në Superligë
23 maj 2018
| 11:30
Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Fadil Vokrri, ka thënë se inkuadrimi i KEK-ut në Superligë është një lajm i mirë për futbollin e Kosovës, pasi ky klub është i organizuar mirë dhe kjo i kontribuon futbollit në përgjithësi.
Këto komente numri një i FFK-së i bëri të martën gjatë një takimi me kryetarin e KEK-ut, Arben Shahini.
“Inkuadrimi juaj në Superligë neve si FFK na gëzon, sepse synimi ynë është të kemi skuadra të organizuara mirë që reflekton edhe në mbarëvajtjen dhe integritetin e garave”, ka thënë Vokrri.
Ndërsa kryetari i KEK-ut, Arben Shahini, e ka falënderuar Vokrrin për pritje dhe me këtë rast e njoftoi për rrugëtimin jo të lehtë drejt rikthimit në Superligë.
Redaksia online
(e.r. / epokaere.com)