Vokrri, Tahirit: Ndihmojeni futbollin
Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Fadil Vokrri, të mërkurën e vizitoi Komunën e Vushtrrisë, në vazhdën e takimeve dhe vizitave në komunat e Kosovës, me qëllim që të kërkohet mbështetja e kryetarëve të komunave për klubet e futbollit.
I pari i FFK-së është pritur nga kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri. “Fadil Vokrri e njohu kryetarin Tahiri për zhvillimet në futbollin e Kosovës dhe për prioritetet e FFK-së për përmirësimin e infrastrukturës dhe i kërkoi që t’i jepet mbështetje klubeve të futbollit në përgjithësi, në veçanti në infrastrukturë si parakusht për zhvillimin e futbollit”, thuhet në njoftimin e FFK-së. Në anën tjetër, kryetari Xhafer Tahiri, duke falënderuar Vokrrin për këtë vizitë, u zotua se komuna do t’i ndihmojë klubet e futbollit gjithnjë në bashkëpunim me federatën për t’u krijuar kushte sa më të mira për punë.
Redaksia online
(e.r. / epokaere.com)