Volejboll, aksioni në Beach Volley vazhdon sot me ndeshjet finale

11 qershor 2023 | 12:43

Të shtunën, u zhvilluan ndeshje tejet interesante kualifikuese për fazën finale të Beach Volley, i cili po zhvillohet në ambientet e përshtatshme të “Holiday Resort”.

Ekipet e kualifikuara në këtë fazë i pret punë e vështirë, marrë parasysh formën e mirë të treguar nga të gjitha dyshet që arritën të fitojnë ditën e djeshme.

Te meshkujt, dyshja Maliqi/Bajrami do të ndeshet me dyshen Mustafa/Berisha, ndërsa ekipi i përbërë nga dy lojtarët Salihu/Salihu luajnë kundër rivalëve Fetahu/Komani.

Përballja tjetër është mes ekipit Sopaj/Nrecaj dhe Shabani/Salihu. Finalja e madhe luhet me fillim nga ora 16:30.

Te femrat, në gjysmëfinale do të ndeshen dyshet Ramadani/Avdyli – Jashari/Avdullahu, ndërsa gjysmëfinalja tjetër luhet mes Bislimi/Ibrahimi – Rushiti/Llugaliu.

Finalja luhet me fillim nga ora 17:30.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u ka bërë thirrje ndërkombëtarëve…