Volejboll, Kosova U17 pëson humbje nga Bullgaria

19 janar 2023 | 16:00

Përfaqësuesja e Kosovës U17, femrat, është mposhtur nga rivali i vështirë, Bullgaria me rezultat 0-3 (19:25; 20:25; 14:25),  në kuadër të ndeshjes së dytë kualifikuese të Kampionatit Evropian të kësaj grupmoshe që po mbahet në Ankara të Turqisë.

Vashat e drejtuara nga trajneri Donald Suxho u munduan të zbatonin këshillat nga përgatitjet pas takimit të parë, por eventualisht u desh të pajtohen me disfatën nga një kundërshtar që është favorit për ta fituar krejt turneun.

Sidoqoftë, përkundër humbjes. Kosova pati një paraqitje dinjitoze. Ndeshjen e tretë dhe të fundit në këto kualifikuese, Kosova e zhvillon nesër, e premte, kundër Moldavisë me fillim nga ora 18:00, sipas kohës tonë lokale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Arratisja si në filma e të burgosurit Bekim Memeti nga…