Volejboll, Kosova U22 mposhtet nga Azerbajxhani
20 maj 2022
| 22:53
Të premten, në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë është zhvilluar ndeshja kualifikuese në volejboll mes Kosovës dhe Azerbajxhanit, në konkurrencën e meshkujve, për Kampionatin Evropian U22, në kuadër të Grupit E.
Kombëtarja e Kosovës U22 është mposhtur nga Azerbajxhani me rezultat 3-0 (25-17, 25-11, 25-20) në sete.
Të shtunën, Kombëtarja e Kosovës U22 përballet me Sllovakinë me fillim nga ora 16:00, para se ta zhvillojë ndeshjen e fundit të grupit kundër Holandës me fillim nga ora 16:00, të dielën.
Federata e Volejbollit të Kosovës (FVK) është organizatore e Grupit E, kualifikues të Kampionatit Evropian për grupmoshën U22, meshkujt.