Volejbollistet e UP “Hasan Prishtina” të dytat në “Euro Milano 2018”
03 maj 2018
| 16:27
Ekipi i volejbollit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, ka zënë vendin e dytë në garën “Euro Milano 2018”, në Itali.
Ekipi i vajzave të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, në mesin e 18 vendeve të botës, ka dalë finalist, duke fituar medaljen e argjendtë në këtë garë.
Ato arrijnë nesër, më 4 maj, në Prishtinë, ndërsa do të organizohet pritje për to në ambientet e Senatit të UP-së. (Koha.net)