Volejbollistet e Kosovës U20 kampione ballkanike
05 gusht 2018
| 19:59
Kosova në volejboll në plazh ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në Kampionatin Ballkanik U20 në kategorinë e femrave.
Federata e Volejbollit bën të ditur se Kosova U20 te femrat ka rrëmbyer medaljen e artë. “Kosova ka arritur që të fitoj për herë të parë Kampionatin Ballkanik në Beach Volley për femra U20. Në konkurrencën e meshkujve fitues ka dalë Turqia”, është thënë në njoftimin e FVK.