Voli nga shteti para për karburante, deputeti i LV-së thotë se do të jetojë në Prizren

04 shkurt 2022 | 08:03

Në media janë publikuar emrat e dhjetë deputetëve që kanë shpenzuar më së shumti para nga buxheti i shtetit për mbulimin e shpenzimeve të karburantit gjatë periudhës nëntor-dhjetor

Në këtë listë është edhe deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, i cili ka dalë me një sqarim publik për këtë çështje.

Sipas tij, kjo punë rregullohet me Rregulloren e Kuvendit të Kosovës dhe meqë ai jeton në Prizren, thotë se gjatë muajve nëntor – dhjetor 2021 ka udhëtuar mbi 35 herë nga vendbanimi i tij për të marrë pjesë në seanca të Kuvendit e në mbledhje të komisioneve parlamentare.

“Shumë deputetë nuk jetojnë në kryeqytet, përfshirë edhe mua. Meqë jetoj në Prizren dhe në muajt nëntor-dhjetor kam udhëtuar mbi 35 herë Prizren-Prishtinë, me distancë prej 84 kilometra, kam kaluar përafërsisht mbi 2940 km vajtje, 2940 km ardhje. Sipas kësaj logjike të gjithë deputetët duhet të zhvendosen në Prishtinë për ekonomizim të shpenzimeve. Unë këtë gjë nuk mund ta bëjë. Do të jetoj në Prizren. Faleminderit”, ka shkruar ai në Facebook.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, ka bërë me dije se…