Volkswagen do të kalojë tërësisht në vetura elektrike deri në vitin 2033

17 nëntor 2022 | 12:53

Nga viti 2033, Volkswagen, prodhuesi kryesor i veturave në Evropë, dëshiron që të bëhet tërësisht elektrik.

Drejtuesi ekzekutiv i firmës automoblistike, Thomas Schäfer, solli planin për të hequr qafe përgjithnjë veturat me djegie të brendshme, një objektiv që përputhet edhe me atë të Bashkimit Europian, pasi Unioni miratoi një ligj për eliminimin e këtyre automjeteve midis viteve 2033 – 2035.

Afati kohor nga viti 2033 deri në vitin 2035 ishte bërë publike në qershor të 2021 nga Klaus Zellmer, drejtori i atëhershëm i shitjeve të Volkswagen. Thomas Schäfer ishte ende drejtues ekzekutiv i Skoda në atë kohë.

Megjithatë, data e përfundimit të prodhimit të veturave me motor me djegie në vitin 2033, momentalisht do të zbatohet vetëm në Evropë. Në rajone të tjera të shitjeve, si Kina ose Amerika e Veriut, VW nuk ka ndërmend të prodhojë vetura tërësisht elektrike deri në një datë të mëvonshme.

/Motilokal.com

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Lidhja Demokratike të Kosovës…