Volkswagen do të tërheq nga tregu mbi 56 mijë automjete në SHBA
Gjiganti automobilistik Volkswagen do të tërheqë mbi 56 mijë automjete të tipit SUV në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga rreziku se mund të thyhet amortizatori i pasmë pa ndonjë paralajmërim dhe kështu të bëjë shoferët të humbin kontrollin mbi automjetin e tyre.
Tërheqja do të përfshijë modelet Golf Hatchbacks të prodhuara në periudhën 2015-2019, Golf Sportwagen 2017-2019, Jetta Sedan 2019 dhe modelin Tiguan SUV të prodhuar në vitet 2018 dhe 2019, përcjell Telegrafi.
Administrata Kombëtare për Siguri në Autostrada, në një publikim tha se një amortizator i thyer mund të dëmtojë gomën e automjetit dhe të shkaktojë rrezik në trafik. Dokumentet e publikuar nuk përmendin aksidente konkrete.
Agjencia shtoi se prodhuesi i amortizatorëve ka përdorur materiale të gabuara në fazën e prodhimit dhe se zëvendësimi i pjesëve do të bëhet nga shitësit e automjeteve. /Telegrafi/