“Volkswagen Group” dyfishon shitjen e veturave elektrike
Gjiganti gjerman deri në ditën e djeshme ka arritur të shes 293.100 vetura elektrike – bëhet fjalë për Volkswagen Group që ka në pronësi edhe markat tjera si Audi, Skoda dhe Porsche, duke u lavdëruar me rritjen e shitjes së veturave elektrike.
Vetëm në nëntë muajt e fundit janë porositur 293.100 vetura elektrike, derisa të njëjtën periudhë kohore të vitit të kaluar, ka shitur 123.000 njësi të tilla – që është një rritje prej 138 për qind, transmeton Telegrafi.
Vetëm në tremujorin e fundit blerësve u kanë shkuar në garazhe 122.000 vetura elektrike, e të njëjtën periudhë të vitit të kaluar gjiganti gjerman kishte shitur vetëm 59.000.
Ndryshe në nëntë muajt e fundit njësitë më të shitura ishin Volkswagen ID.4 (72.700), pasuar nga ID.3 (52.700), më pas Audi e-tron dhe e-tron Sportback (36.100), Porsche Taycan (28.600) dhe Skoda Enyaq iV (28.200).