“Volkswagen” nuk do t`i blejë aksionet e “Tesla”-s
27 gusht 2019
| 12:06
“Volkswagen”-i ka hedhur poshtë raportimet se dëshiron të blejë aksione te “Tesla”-s.
Ditë më parë mediet botërore kanë raportuar se drejtori ekzekutiv i “Volkswagen”-it, Herbert Diess ka shprehur interesim për të blerë aksione në kompaninë amerikane në mënyrë që të ketë qasje në teknologjinë softuerike dhe baterive të saj. “Spekulimet për blerjen e aksioneve në ‘Tesla’ të bërë nga Revista ‘Manager’ është e pabazë”, ka thënë një zëdhënës i “Volkswagen”-it për “Reuters”.